Aktualitet
Protesuesi me vajzën e vogël në krah përballë policisë së Ramës

Mes gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur ndaj protestuesve, një baba i ri qëndron me vajzën e vogël në krah përballë narkopolicisë së Ramës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I revoltuar, ai qëndron përballë uniformave blu dhe duket që është i zemëruar me situatën e krijuar nga dhuna dhe gazi i përdorur nga narkopolicia kundrejt protestuesve, ndërsa vijojnë thirrjet: “Hiqni kapelet!”




