Me djalin për dore çan kordonin e policisë dhe shkon drejt Kryeministrisë: Kemi ardh me vd*k këtu…

Një incident i rëndë është regjistruar në protestën para Kryeministrisë. Një fëmijë i mitur, që mbante në dorë edhe një flamur shqiptar, është gjendur në mes të betejës të protestuesve dhe policisë. Të maskuarit po hidhnin breshëri plumbash ndaj policëve, ndërsa këta të fundit përgjigjeshin me gaz lotsjellës.
Në një moment babai me bashkë më të miturin futen në mes të gazit lotsjellës, ndërsa sulmet me gurë vijon ende. Policia arriti të krijojë një kordon për të shmangur sulmet me gurë që mund të rrezikon të miturin dhe tentuan edhe t’i japin një kokore.
Por babai i tij kundërshton ashpër policët dhe refuzon që të largohet nga protesta, duke thënë “do vdesim këtu”.
“Le të na vrasin këtu. Do të vdes këtu. Ikni mos më prekni. Shikoni punën tuaj. Mos ma prekni fëmijën”, dëgjohet të thotë i rrituri.
Më pas, gazetari i “Ora News”, Andi Kurti ka shkuar afër fëmijës për ta pyetur nëse është mirë nga rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që i ati i të miturit u përgjigj: “Edhe po vdiq, nuk ka problem. Do vdesi për këtë vend.”/OraNews





