Politike

“Të shpërndahet Parlamenti”, Igli Hasani i përgjigjet Vokshit: Deputetët janë zgjedhur me votë, nëse doni lini mandatet

Protestat dhe kërkesa e opozitës për shpërndarjen e Parlamentit sollën përplasje mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe kryetarit socialist të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Vokshi akuzoi mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar, manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa përmendi edhe ngjarjet e 21 Janarit, për të cilat bëri përgjegjës Edi Ramën. Hasani iu përgjigj se Kuvendi është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se opozita është e lirë të heqë dorë nga mandatet e saj, por nuk mund të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit.

“Ne si grup parlamentar i PD, opozita në parlament dhe jashtë parlamentit i mbështesim pa ekuivok dhe jemi në krah të studentëve, të nxënësve e qytetarëve që ngrihen për një Shqipëri më të mirë, për njër qeveri transparente, për një shtet ligjor ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Jo njëri të dënohet se po proteston ndërsa tjetra që ka 1.2 miliard euro, ka 300 shtëpi, ka 2 varka, të mbrohet me votat tuaja, me kartonat tuaja, të mos i hiqet imuniteti e të mos arrestohet, të jetë akoma duke vendosur ministra, drejtorë në qarqe e qeveri qendrore. Po protestohet që krimi të mos e kapë shtetin, karteli të mos emërojë ministra apo shefen e SHISH, prokurorët, gjykatësit, pra themelorët. Ndaj ccdo kërkesë e tyre duhet trajtuar me përparësi”, tha Vokshi.

“Të gjithë përfaqësuesit e popullit në këtë kuvend janë zgjedhur në mënyrë të lirë dh demokratike, ashtu si dhe ju (të PD) dhe ne të PS përfaqësojnë elektoratin tonë. Thirrjeve për shpërndarje të parlamentit ne nuk kemi pse t’i përgjigjemi. Nëse dëshironi të hiqni dorë nga mandatet, bëjeni. ” u përgjigj Igli Hasani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button