Grida Duma humb ndjenjat në nisje të emisionit, ndërpritet transmetimi live

Një incident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Top Channel, ku moderatorja Grida Duma ka humbur ndjenjat në hyrje të emisionit “Top Story” dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Sipas mediave të ndryshme, dyshohet se gjendja e moderatores mund të jetë shkaktuar nga një helmim akut, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes po hetohen.
Pas incidentit, transmetimi i drejtpërdrejtë i emisionit është ndërprerë dhe në ekran është vendosur një program i regjistruar.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, policia ka nisur menjëherë hetimet për të sqaruar ngjarjen. Për këtë qëllim, po merren në pyetje anëtarë të stafit dhe persona që kanë shoqëruar prezantuesen gjatë ditës.
Deri në këtë moment, shkaku i saktë i incidentit nuk është përcaktuar, ndërsa dyshohet se shkak mund të jenë dietat e forta të moderatores./Pamfleti




