“Ç’i q* tëmen kësaj pune”

Nga Auron Tare
“Ç’i q… tëmen kësaj pune”
Kjo është një shprehje vlonjate që i shkon për shtat fare mirë kësaj historie me muzeun në Vlorë.
Dalën dy zyrtarë, me zë e me figurë, dhe na tregojnë broçkulla.
Zonja që besoj se nuk e mban mënd njeri cfarë pune bënte thotë se këtë Muze e ka kërkuar komuniteti hebre.
Mirë, po në Vlorë qofsha i gabuar sot nuk ka më komunitet hebre.
Zotëria tjetër që ka qënë KR Bashkie thotë, “Na e kërkoi AADF-ja.”
Po mirë more zoti Leli AADF-ja nga Dukati është? Apo nga Kanina? Apo është një organizatë që ka ardhur nga Delaware-i dhe paska vendosur se çfarë i duhet Vlorës?
Po mirë mo z Leli po ndonjë vlonjat u pyet?
U pyetën njerëzit që jetojnë këtu? U pyetën historianët, studiuesit, intelektualët, familjet e vjetra të qytetit, njerëzit që e kanë jetuar dhe e njohin historinë e Vlorës?
Apo u mblodhën disa njerëz në një zyrë, e vendosën dhe tani vlonjatit i mbetet vetëm ta marrë vesh nga televizori?
Se muzeu nuk është një tabelë që vendoset në rrugë.
Nuk është një projekt që i përket vetëm një fondacioni, një zyre apo dy zyrtarëve.
Muzeu i Vlorës është kujtesa e Vlorës.
Dhe kur bëhet fjalë për kujtesën e një qyteti, të paktën pyet ata që e kanë atë kujtesë.
Ndryshe, vlonjatit i mbetet të thotë, me të drejtë,
Ç’i q… tëmen kësaj pune!



