Aktualitet

Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Procedimi lidhet me publikimin në media të disa videove intime, në të cilat shfaqej Adrian Hila në shoqërinë e personazheve femra të showbiz-it shqiptar. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, kamera e sigurisë që ka regjistruar pamjet dyshohet se është vendosur nga vetë Hila.

Sipas policisë, paralelisht hetimet vijojnë edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit, ruajtjes dhe publikimit të pamjeve, ndërsa materialet i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button