Aktualitet

“Epsteini” shqiptar dhe kulla e Tajvanit

Nga Magdalena Ramohitaj

Një kronologji që të bën të mendosh.

Më 30 shtator, në rrjet shpërtheu skandali i videove intime që lidhen me kompozitorin Adrian Hila.

Mediat raportuan për verifikime nga Policia e Tiranës dhe lajmi mori një vëmendje të jashtëzakonshme.

Madje disa media e pagëzuan me termin “Epsteini shqiptar”.

Ky është një etiketim mediatik, jo një përfundim i një institucioni hetimor.

Të nesërmen, më 1 tetor, në orën 11:18, publikohet lajmi për “Tirana Fountain Plaza”.

Kulla e re në Tajvan.

Pesë studio ndërkombëtare të arkitekturës.

Një projekt i ri për një nga pikat më të njohura të Parkut Rinia.

Dhe Rama thotë diçka që, për mua, është shumë më interesante se vetë kulla:

“Projekt i sipërmarrjes private në një pronë private.”

Ja ku ndalem.

Sepse pyetja ime nuk është:

A e hodhi dikush skandalin për të mbuluar kullën?

Nuk kam prova për këtë.

Pyetja ime është tjetër:

Si ndodh që një lajm që pushton vëmendjen publike më 30 shtator, vazhdon të dominojë më 1 tetor, ndërsa po atë ditë prezantohet një projekt i madh urban për Tajvanin?

Dhe, mbi të gjitha:

Kur dhe me çfarë akti u bë “pronë private” ajo pjesë brenda Parkut Rinia?

Këtë dua të di.

Sepse një video intime mund të zgjasë tri ditë.

Një pronë private brenda një parku publik mund të zgjasë shumë më tepër.

Prandaj, para teorive, le të gjejmë dokumentet.

Pastaj flasim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button