ShowBiz

“Më kër*ënojnë me gjyq, pastaj më ofrojnë para”/ Elton Tozaj publikon mesazhin dhe i bën thirrje Franceska Muratit

Gazetari Elton Tozaj ka bërë publik një mesazh që, sipas tij, i ka ardhur nga një person që pretendon se është i afërt me Franceska Muratin, pas një shkrimeve dhe publikimeve që ka bërë për këtë të fundit.

Në mesazh, personi i kërkon Tozajt që ta heqë materialin, duke argumentuar se Murati është femër dhe duke lënë të kuptohet se kërkesa mund të shpërblehet.

“Mirëmbrëma Elton, si je vlla? Dëgjo, unë jam një rob i afërt i Franceskës. Ke bërë një shkrim për të. Nëse mundesh, brenda mundësive hiqe atë, se gjynah se është femër. Se të jetë mashkull, jepi gaz sa të duash. Po ta kërkoj miqësisht dhe nëse do takohemi e pimë kafe kur të duash. S’rri pa ta shpërblyer vëllai, respekte dhe shpresoj të ma marrësh të mirëqenë këtë sms”, shkruhet në mesazh.

Por Tozaj pretendon se ky nuk është rasti i parë kur ndaj tij ushtrohet presion pas publikimeve mediatike. Në reagimin e tij, ai thotë se fillimisht përballet me kërcënime për padi, ndërsa më pas, sipas tij, shfaqen persona që tentojnë ta bindin të fshijë materialet.

“Mirëpo këta personazhe që më kërcënojnë më të madhe se do më hedhin në gjyq, sikur unë kam shpikur, dhe pastaj më fusin të fortë të më bëjnë presion dhe në fund nxjerrin bastexhinj që më ofrojnë shuma monetare që të fshij materialet, se gjynah është vajzë”, është shprehur gazetari.

Tozaj e ka bërë publik komunikimin duke argumentuar se nuk dëshiron të kontaktohet më përmes personave të tjerë lidhur me materialet që publikon.

Në fund, ai i është drejtuar drejtpërdrejt Franceska Muratit me një kërkesë:

“Të lutem shumë, mos më fut më njerëz për të më kontaktuar.”

“Më kërcënojnë me gjyq, pastaj më ofrojnë

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button