ShowBiz

“Tërmet” në RTSH, kush ikën dhe kush vjen? Zbardhen emrat që përfliten për sezonin e ri

Radio Televizioni Shqiptar po përgatit ndryshime në programacion për sezonin e ri televiziv

Sezoni i ri pritet të sjellë lëvizje në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, ku merkatoja nuk është kufizuar vetëm te moderatorët.

RTSH po punon edhe me autorë, gazetarë, producentë dhe profesionistë të tjerë për programacionin e sezonit të ri.

Lista e emrave që përfliten përfshin Eva Muratin, Arvin Kitën, Klotilda Harkën, Matilda Terpollarin, Elona Jacellarin, Bojken Lakon, Gjergj Kaçinarin dhe Alba Çobajn.

Kryefjala” nuk përcakton ende se cilat programe do të marrin këta emra apo nëse marrëveshjet janë përfundimtare, por lëvizjet lidhen me programacionin që RTSH po përgatit për sezonin e ri.

Ndryshimet më të rëndësishme priten në fashën e mbrëmjes.

RTSH synon të rikthejë në “prime time” spektaklet muzikore dhe artistike, ndërsa dy nga emrat që lidhen me këto projekte janë Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi.

Sipas të njëjtit informacion, projektet synojnë t’i rikthejnë ekranit publik muzikën live dhe orkestrën, me Kaçinarin dhe Saraçin në drejtimin artistik të spektakleve të reja.

Lëvizje priten edhe për disa prej figurave që janë aktualisht pjesë e RTSH-së.

Anjola Hamzaj përflitet për një program tjetër, ndërsa Krist Martiro dhe Sonila Agostini pritet të marrin role të reja gjatë sezonit të ardhshëm.

Deri tani RTSH nuk ka bërë publik një programacion përfundimtar që të konfirmojë pozicionet dhe projektet e secilit prej emrave të përfolur.

Lista tregon megjithatë drejtimin e ndryshimeve që po diskutohen në televizionin publik, me ndërhyrje te figurat e ekranit dhe veçanërisht te programacioni i “prime time”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button