Tradhtoi bashkëshorten shtatzënë me fizioterapisten 23-vjeçare!? Manuel Neuer në qendër të skandalit

Një histori e bujshme po trazon jetën private të portierit të Bayern Munich, Manuel Neuer. Legjenda e futbollit gjerman dyshohet se ka tradhtuar bashkëshorten e tij, Anika Bissel, me një fizioterapiste 23-vjeçare, ndërsa kjo e fundit ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, Neuer dhe fizioterapistja dyshohet se kanë krijuar një marrëdhënie që shkonte përtej asaj profesionale. Portieri 40-vjeçar është parë me të në Brazil, ku kishte udhëtuar për të vijuar rikuperimin nga një dëmtim në këmbën e djathtë.
Por udhëtimi në Amerikën e Jugut nuk është i vetmi detaj që ka ngritur dyshime. Mediat gjermane raportojnë se Neuer dhe 23-vjeçarja kishin kaluar kohë së bashku edhe në Siçili, në fund të shtatorit, kur bashkëshortja e tij sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Ndërkohë, ndarja e çiftit ishte raportuar pasi Neuer i kishte shprehur Anikës dëshirën për t’i dhënë fund martesës vetëm pak ditë pas lindjes së foshnjës, në fund të gushtit.
Në mes të këtyre pretendimeve ka ardhur edhe një reagim i fortë nga Anika. Ajo ka ripublikuar në Instagram një mesazh që dënon tradhtinë ndaj një gruaje shtatzënë, me fjalë që kanë nxitur menjëherë spekulimet se bëhet fjalë për situatën e saj personale.
“Ta tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel krejt tjetër ligësie. Kjo nuk është një gabim. Është një zgjedhje egoiste, e pashpirt dhe pa respekt”, thuhet në mesazhin e shpërndarë prej saj.
Postimi vijon duke përshkruar dhimbjen e një gruaje që, ndërsa mban fëmijën e partnerit, duhet të përballet me tradhtinë e tij.
Megjithatë, Anika nuk e ka përmendur drejtpërdrejt bashkëshortin dhe nuk ka konfirmuar publikisht akuzat. As Manuel Neuer nuk ka reaguar deri tani ndaj pretendimeve për marrëdhënien me fizioterapisten./ The Sun





