ShowBiz

Pas zërave për mospajtime, merret vendimi për Arbana Osmanin në Ferma VIP

Pas një periudhe pikëpyetjesh rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit mes Arbana Osmanit dhe produksionit të “Ferma VIP”, tashmë duket se është marrë një vendim për sezonin e ardhshëm.

Pas përfundimit të edicionit të fundit, në media qarkulluan raportime për mospajtime mes moderatores dhe produksionit, duke vënë në pikëpyetje rikthimin e saj në krye të spektaklit.

Megjithatë, Prive By LS mëson nga burime se Arbana Osmani do të marrë sërish drejtimin e “Ferma VIP”.

Sipas informacioneve që kemi siguruar, bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe për një sezon, duke i dhënë fund paqartësive që shoqëruan të ardhmen e moderatores në këtë format.

Tashmë, vëmendja zhvendoset te përgatitjet për edicionin e ri, risitë në format dhe emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button