Politike

A është një lojë e Ramës, “përndjekja” e Elisa Spiropalit dhe “këmba” e Veliajt?

Kush është lajmi kryesor këto ditë?

Nuk është as protesta, as aferat korruptive të Qeverisë, as Belinda Balluku.

Në momentin më të vështirë të Edi Ramës si kryeministër, debati çuditërisht është zhvendosur diku tjetër.

Tek dy besnikët e tij, që u ngritën dhe promovuan nga vetë Edi Rama dhe që papritur vendosën t’i dalin kundër: Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj.

Prej ditësh merren u përjashtua apo jo Elisa Spiropali nga Partia Socialiste.

Emisione, reagime, konferenca: Gjithë vëmëndja papritur u kthye tek Spiropali.

Nga ana tjetër kemi Erion Veliajn, që ka vendosur t’i hyjë politikës aktive nga burgu, me kritika dhe kërkesa për shkarkimin e Ramës.

Kemi dhe këmbën e tij, që është bërë objekt debati kombëtar.

Do operohet apo jo?

Në spital publik apo privat?

Do e vrasin gjatë operacionit, apo do e falin?

Një telenovelë, që mban ngërthyer shqiptarët.

Për këtë arsye, ka shumë aludime dhe dyshime, se kjo është një lojë e vetë Edi Ramës, për t’i përdorur dy besnikët e tij në këto momente të vështira për të, që të tërheqë vëmëndjen nga skandalet që i rrezikojnë pushtetin.

Dhe si shpërblim, nesër ata mund të marrin partinë, pikërisht si viktima dhe të përndjekur politikë!/Thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button