ShowBiz

Dy ish-banorët kërkojnë rikthimin në Big Brother, por kanë një kusht

Labinot Rexha dhe Rogert Sterkaj duan të rikthehen në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por propozimi i tyre për produksionet nuk parashikon hyrjen si dy konkurrentë të veçantë.

Dyshja kërkon të hyjë si një banor i vetëm.

Propozimin e bëri publik Labinot Rexha, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 4”, përmes një postimi në Instagram, ku publikoi edhe një fotografi me Rogert Sterkajn, ish-finalist i “Big Brother VIP Albania 5”.

“Ne po presim ofertën nga Big Brother VIP Kosova ose Big Brother VIP Albania që të hyjmë si një lojtar dhe do ta bëjmë histori”, shkroi Rexha.

Pra, propozimi nuk i drejtohet vetëm produksionit të “Big Brother VIP Albania”. Labinoti dhe Rogerti kanë lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë edhe në edicionin e Kosovës, nëse produksioni pranon kushtin e tyre.

Formula që propozojnë parashikon dy persona që konkurrojnë si një lojtar i vetëm, çka do t’i vendoste nën të njëjtin status brenda lojës.

Të dy e njohin formatin nga eksperiencat e mëparshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button