Life Style

“Tradhtoi Elijonën me një burrë”, reagon Klodi: Keni kaluar limitet!

Pas diskutimeve të fundit për një krizë të mundshme mes Klodit dhe Elijonës, ka ardhur reagimi i Klodit, i cili u është përgjigjur publikisht komenteve dhe teorive që kanë qarkulluar.

Një ditë më parë, Elijona reagoi në Instagram, ku sqaroi se kishte qenë e angazhuar me familjen dhe mohoi çdo përfshirje në çështjet që po diskutoheshin rreth Klodit.

Ajo kërkoi gjithashtu që të mos krijoheshin drama apo teori pa bazë.

 Klodi ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke folur për distancën e fundit dhe komentet që, sipas tij, kanë kaluar çdo kufi.

Nuk kam fol se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetu për disa ditë distance. Ama keni fillu me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit. Keni marrë gjana jashtë kontekstit, pa ditë gjithçka për lidhjen tonë, për si i mendojmë ne gjërat si çift, edhe keni kriju teori edhe boll po më vjen keq, sidomos kur na njihni të dyve si njerëz”, shkroi ai.

Më tej, Klodi u kërkoi ndjekësve të mos e përfshinin Elijonën në diskutimet që lidhen me situatën e krijuar.

“Ju dua ama disa gjana po kalojnë limitet, leave Eli out of these things”, përfundoi ai.

Me këtë reagim, Klodi duket se ka dashur t’u japë fund spekulimeve të ditëve të fundit, duke theksuar se publiku nuk e njeh të gjithë dinamikën e marrëdhënies së tyre dhe se komentet ndaj Elijonës kanë kaluar kufijtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button