Vanesa? Indri Shiroka: Vazhdoj me dasht tana të mirat për të

Pas një periudhe të gjatë, Indri Shiroka ka folur sërish për Vanesën, me të cilën u njoh dhe pati një lidhje gjatë reality show-t “Ferma VIP 3”.
Historia e tyre tërhoqi vëmendjen e publikut, por marrëdhënia përfundoi gjatë një prej prime-ve live, pas daljes së Vanesës nga ferma.
Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur Indrin në rrjetet sociale nëse do të pajtohej me ish-partneren. Përgjigjja e tij ka qenë e qartë, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka pasur një përplasje personale.
“Unë s’jam prishur kurrë me të! Vazhdoj ta ndjek dhe me dasht për të tana të mirat e kësaj bote, siç i meriton!”, deklaroi Indri.
Ndarja e tyre në “Ferma VIP 3” u shoqërua me debate dhe deklarata të forta. Në atë kohë, Indri kishte thënë se gjatë ditëve që Vanesa nuk ishte pranë tij kishte ndjerë më shumë liri sesa mungesë.
Në letrën që i lexoi publikisht, ai i ishte drejtuar Vanesës me fjalët: “Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua”, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.
Pas largimit nga ferma, Vanesa kishte treguar se të dy kishin zhvilluar një takim në “Post Ferma VIP”, por ishte shprehur e zhgënjyer nga Indri.





