Lajme

Aksident në aksin Fier-Cakran/ 2 automjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur transportohen në spitalin e Fierit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Cakran, në vendin e njohur si “Ullinjtë”.

Dy automjete, një “Volkswagen” me pesë pasagjerë dhe një “Ford” me vetëm drejtuesin e mjetit, janë përplasur kokë më kokë. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mes të lënduarve dyshohet të jetë një fëmijë, një grua dhe një person tjetër. Të plagosurit janë transportuar menjëherë me autoambulancë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupet hetimore të policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor për të bërë këqyrjen dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button