Lajme

Bllokimi i sistemit të drejtimit, maunia me rimorkio përfundon në kanal në rotindon e Levanit

Automjet i tonazhit të rëndë del nga rruga në Levan, përfundon në kanal anës rotondos

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës rrethrrotullimit në hyrje të kryqëzimit të autostradës Levan–Tepelenë, këtë paradite.

Sipas burimeve nga policia në vendngjarje, mjeti po lëvizte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës dhe ishte i ngarkuar me enë kuzhine dhe qelqurina. Aksidenti ndodhi pasi, gjatë daljes nga autostrada, drejtuesit të mjetit i është bllokuar sistemi i drejtimit. Pavarësisht përpjekjeve për ta kontrolluar timonin, mjeti ka devijuar dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe kreu veprimet procedurale, ndërkohë që një automjet i doganës që ndodhej aty, qëndroi në mbështetje deri në përfundim të situatës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button