Bota

Macja “kriminele” kapet duke futur dr**ë në burgun e Kosta Rikës

Policia e burgut të Pococi në Kosta Rika kanë kapur një mace me dy pako me drogë të ngjitura pas trupit, raporton BBC.

Ministria e Drejtësisë së Kosta Rikës raportoi se më 6 maj, rojet e sigurisë e vunë re kafshën në një zonë të gjelbër të burgut përpara se ta kapnin.

Macja ishte e ngarkuar me 235.65 gramë marijuanë dhe 67.76 gramë heroinë. Autoritetet thonë se  droga është konfiskuar kurse macja i është dorëzuar Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Kafshëve për të kontrolluar gjendjen e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button