Bota

69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden në…

Një udhëtim që duhej ta çonte drejt Paqësorit Jugor u kthye në një aventurë mbijetese për një 86-vjeçar amerikan dhe qenin e tij, të cilët u gjetën gjallë pas 69 ditësh në det. I moshuari ishte nisur nga Astoria, në shtetin amerikan të Oregonit, drejt Samoas Amerikane, me varkën e tij me vela, të quajtur Willow Wind

Udhëtimi parashikonte përshkimin e rreth 8 mijë kilometrave, por që prej 20 gushtit nuk kishte më asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Më 24 tetor, Roja Bregdetare amerikane u njoftua se marinari nuk kishte mbërritur në destinacionin e planifikuar.
Tri ditë më vonë, autoritetet morën një sinjal nga pajisja e emergjencës së varkës, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. 86-vjeçari dhe qeni i tij u lokalizuan nga anija tregtare Grand Orion, rreth 740 kilometra larg brigjeve të San Diegos, në Kaliforni. Megjithatë, dallgët e fuqishme penguan fillimisht ndërhyrjen. Pas disa orësh, më 28 tetor, ekuipazhi arriti t’i shpëtonte të dy, ndërsa varka me velat e dëmtuara mbeti në det.

Më pas, një helikopter i Rojës Bregdetare i transportoi drejt tokës. I moshuari u dërgua në spitalin Scripps Mercy për kontrolle mjekësore. Sipas autoriteteve, ai ishte i dobët fizikisht dhe kishte vështirësi në ecje, por nuk kishte pësuar dëmtime serioze. Roja Bregdetare vlerësoi operacionin dhe theksoi rëndësinë e pajisjeve të komunikimit emergjent gjatë udhëtimeve detare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button