Aktualitet

“Top akustik” dhe ekspertë nga Serbia në protestat e Tiranës? Hita i përgjigjet Kaprit: Janë spekulime!

Deputeti Erald Kapri ka ngritur dyshime për përdorimin e një pajisjeje të njohur si “top akustik” gjatë protestave në Tiranë, si dhe për përfshirjen e ekspertëve serbë në menaxhimin e tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar spekulime.
Kapri ngriti gjithashtu pyetjen nëse Policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e specialistëve nga Serbia për organizimin dhe menaxhimin e protestave në kryeqytet.
Por akuzat u hodhën poshtë nga Kreu i Policisë së Shtetit i cili tha se janë spekulime. Hita theksoi se Policia e Shtetit nuk disponon një “top akustik” dhe se asnjë specialist i huaj nuk ka marrë pjesë në drejtimin e operacioneve policore gjatë tubimeve.
Erald Kapri: “A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Është raportuar se është përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja e dëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.”

Skënder Hita: “Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.”
Bledi Çuçi: “Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button