Bota

Japoni/ Më shumë se 900 tërmete në dhjetë ditët e fundit, ‘nuk flemë dot, jemi të rraskapitur’

Më shumë se 900 tërmete janë regjistruar gjatë dhjetë ditëve të fundit në një grup ishujsh të izoluar në Japoninë jugore, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA).

Banorët thonë se nuk janë më në gjendje të flenë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme.

Që nga 21 qershori, aktiviteti sizmik në zonën detare përreth arkipelagut Tokara ka qenë jashtëzakonisht i lartë“, tha Agiataka Embita, drejtor i shërbimit të monitorimit të tërmeteve dhe cunamit në JMA, gjatë një konference për shtyp, pas një tërmeti me magnitudë 5.5 që goditi zonën sot në orën 15:30 me orën lokale.

Edhe pse asnjë nga tërmetet nuk ka shkaktuar dëme serioze deri më tani, ‘numri i tyre ka tejkaluar 900’, duke theksuar se ende nuk dihet se kur do të përfundojë ky aktivitet sizmik.

Aktivitet i ngjashëm është regjistruar edhe në shtator të vitit 2023, kur në të njëjtën zonë ndodhën 346 tërmete.

Sipas faqes zyrtare të fshatit Tokara, rreth 700 banorët e arkipelagut ndihen të rraskapitur dhe e kanë të pamundur të flenë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme.

Japonia, me një popullsi prej 125 milionë banorësh, ndodhet në kryqëzimin e katër pllakave tektonike kryesore dhe bën pjesë në ‘Unazën e Zjarrit’ të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik. Vendi përjeton rreth 1,500 tërmete në vit, që përbëjnë rreth 18% të tërmeteve në shkallë globale.

Më 1 janar 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore, duke shkaktuar vdekjen e 470 personave, shumica të moshuar të cilët humbën jetën në ditët pas fatkeqësisë. Syri.net-CNN.gr.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button