Uncategorized

Interi eliminon Bayernin, përballet me Barcelonën në gjysmëfinale. Reali turpërohet në Madrid nga Arsenali

Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë.

Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.

Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.

Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 75-të erdhi goli i barazimit nga bavarezët. Goditje këndi, Olisse pason për Gnabry, ky i fundit kroson në zonë dhe Eric Dier i harruar nga mbrojtësit zikaltër shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Festë e madhe në “San Siro”, Inter kualifikohet për në gjysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndërsa Bayern e mbyll këtu aventurën në Champions League.

VIDEO/ Interi eliminon Bayernin, përballet me Barcelonën në

Pas penalltisë të humbur në pjesën e parë, Bukayo Saka shlyen gabimin dhe gjen golin në Madrid. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 64-të, pas asistit të Mikel Merino-s.

Gjithsesi kundërpërgjigja e madrilenëve erdhi për një minutë, Vinicius Junior përfiton nga një gabim i pafalshëm i mbrojtësit të Arsenalit dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

E ndersa mendohej se ndeshja po mbyllej ne barazim, do te ihste Arsenali qe ne minuten e katert shtese te shenonte dhe golin e fitores ne fushen madrilene.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola, por me shumë debate sidomos për penalltinë e anuluar për Realin.

Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka një kontakt me Declan Rice dhe rrëzohet në tokë, arbitri akordon fillimisht penallti, ndërhyn VAR.

Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR që nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të tërheq vendimin e tij të parë, loja vazhdon normalisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button