Uncategorized
Zjarr në çadrat e shezlongët në një lokal veror – dyshohet e qëllimshme

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Radhimë të Vlorës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë çadrat dhe shezlongët, si dhe ambientet e ndërtuara me materiale druri, të cilat janë djegur plotësisht.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, por burime nga hetimi paraprak nuk përjashtojnë mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.