“Të ftohen edhe partitë e vogla”/ Reforma zgjedhore, Korreshi: Duhet të propozojmë sistemin proporcional me lista të hapura! PD të propozojë atë që do populli

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi foli sot në lidhje live në një studio televizive, për tryezën e reformës zgjedhore, që ka afatin e fundit të punimeve 30 nëntorin.
Korreshi thekson se PD është dakord me propozimin e shumicës së shqiptarëve, atë të listave të hapura dhe sistemit proporcional.
Deputeti shton se tryeza e reformës në Kuvend duhet të ftojë edhe partitë e reja dhe të vogla.
Sakaq, Korreshi thotë se PS predikon dialogun, por nuk dëgjon asnjë propozim dhe vendos për atë që ata kanë menduar më parë.
Korreshi: Duhet të ketë një zgjidhje. Duhet të bëjmë raportin tonë, draftin tonë propozimin që publikut dhe shqiptarëve t’ja bëjmë me dije atë që tha kryetari Berisha sot, që ne propozojmë kod zgjedhor, me lista të hapura. Pas kaq kohësh të gjithë e kanë dashur këtë, sistemin proporcionale.
Besoj se kolegët kanë qenë sot në komision. Si çdo herë në komision ka një arrogancë të jashtëzakonshme si në çdo vend ku ulesh me PS. Janë shumë false. U ulëm sot për të përcjellë atë që do shumica e shqiptarëve kod zgjedhor me lista të hapura. Mendoj se PD duhet ta çojë raportin për këtë. 30 nëntor është afati përfundimtar i këtij komisioni ad hoc. Të vënë dhe kushte që përtej kësaj nuk do ketë afate. Krahas kësaj që ata do vazhdojnë duhet të depozitojmë dhe qëndrimin tonë në atë komision.
Të fortë dhe të thatë. Unë mendoj se ne duhet të shkojmë me këtë propozim. Kemi patur dhe negociata me partitë e reja. Është vullneti i shumicës. Vullneti i shqiptarëve. Erdhi dita të propozojmë këtë kod. Si mund të ulem në një tavolinë me PS kur ata thonë vetëm kjo nuk do jetë?! Edhe në 2021 PS ka qenë po me këtë arrogancë. E kanë arrogancën e kartonëve. PD nuk duhet të përfshihet në një kod që deri më sot nuk e kemi artikuluar.
Është domosdoshmëri kur predikon dialog të marrësh në tryezë gjithë partitë e tjera. Të gjitha partitë e reja dhe të vogla, do them që kanë të njëjtën qëndrim. Dhe qëndrimi i tyre është i joni zyrtar. Ne jemi në unison me çfarë qëndrimesh kanë të gjitha partitë e tjera. Mendoj se do ketë një thërritje të këtyre partive. Mendoj se një dialog tryeze që të përcjellim një qëndrim zyrtar. PD duhet të bëjë një kalkulim se çfarë do mileti.





