Zbulohen detaje nga finalja e Big Brother Vip 4, çfarë pritet të ndodhë këtë të shtunë

Këtë të shtunë të gjithë sytë dhe veshët janë tek finalja e madhe e Big Brother Vip, edicioni i katërt. Por, sigurisht që nuk mund t’ia linim kohës për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.
Kështu, mësuam që disa prej finalistëve do dalin jashtë shtëpisë, pasi për ta janë përgatitur surpriza. Dyshohet se për Laertin do improvizohet një skenë teatri.
Këtë finale do ketë dy studio paralele, të cilat do koordinohen mes tyre, pasi është konceptuar që finalja t’i përngjajë një koncerti madhështor.
Risia e këtij viti është Inteligjenca Artificiale. Thuhet se do të përdoret në masë për klipe të ndryshme dhe në spektakël do ketë shumë këngë e vallëzime, me pak fjalë, muzikë pa fund. Epo, të presim dhe ta shijojmë! /Pamfleti