Uncategorized

Presidenti i Shqipërisë shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpall “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal dhe Komuna e Gjilanit. Teksa pranoi çmimin, Begaj u shpreh se ky titull u takon të gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova. 

“Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.

Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj teksa pranoi çmimin. Ndërkaq, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni e konsideroi një titull simbolik, si një shenjë falenderimi ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Ky është një titull simbolik që vjen si shenjë nderimi për kontributin e dhënë për qytetarët e Kosovës e po ashtu edhe si shenjë falënderimi ndaj Shqipërisë për të gjitha që i ka bërë për Kosovën”, tha Hyseni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button