Operacione plastike? Belinda Balluku nxjerr foton sa e bukur ishte para 13 viteve

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, publikoi sot një faturë prej 67 mijë eurosh, për të cilën pretendoi se Belinda Balluku e ka paguar për t’u dobësuar dhe zbukuruar, duke e shoqëruar me dy fotografi të saj para dhe pas transformimit.
Balluku, e cila e ka mposhtur Bardhin në Fier ku të dy shërbenin si drejtues politikë, ka reaguar duke publikuar një foto të 13 viteve më parë, ku shfaqet mjaft e dobët krahasuar me periudhën e diskutimeve mbi pamjen e saj.
Ndonëse në postimin e saj shkruan: “Si sot, 13 vite më parë, në ceremoninë e ndryshimit të emërtimit të Agjencisë Kombëtare të Navigimit Ajror (ANTA) në Albcontrol.”, publikimi vjen si përgjigje ndaj deklaratave dhe aludimeve estetike të Bardhit.
Ndërkohë, Balluku pritet të dalë në seancën e parë gjyqësore për akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion, ndërhyrje në tendera dhe fshehje pasurie, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama votoi në Kuvend për ta mbrojtur atë nga arrestimi.






