Life Style

Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: “Jemi shumë mirë në guaskën tonë”

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie, duke ndarë për herë të parë disa detaje rreth jetës së saj sentimentale.

E ftuar në emisionin “Uëtëfë Show” në Andale Media, këngëtarja u pyet nëse është e dashuruar, duke iu përgjigjur shkurt dhe pa hezitim: “Po jam”.

E pyetur se prej sa kohësh, Anxhela zbuloi se bëhet fjalë për një marrëdhënie disavjeçare. Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka pasur kurrë dëshirë ta bëjë publike jetën e saj private dhe se ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë atë larg vëmendjes mediatike.

“Unë për jetën private nuk kam folur dhe nuk do të flas sot. Kam preferuar gjithmonë ta mbaj të tillë dhe, me sa duket, formula ecën. Varet edhe nga partneri, nëse do apo nuk do të jetë një person publik. Duhet respektuar edhe dëshira e partnerit”, u shpreh këngëtarja.
Megjithatë, Anxhela zbuloi se nuk bëhet fjalë për një lidhje që mbahet e fshehtë. Përkundrazi, çifti frekuenton ambiente të ndryshme dhe shfaqet hapur së bashku, por pa e ekspozuar marrëdhënien në rrjetet sociale.
“Nuk fshihemi, dalim shumë hapur. Nuk e bëj publike në rrjetet sociale. Ai nuk ka fare rrjete sociale. Është shqiptar dhe jemi shumë mirë në këtë guaskën tonë”, tregoi ajo.

Ndërsa kur biseda u zhvendos te martesa dhe mundësia për të organizuar një dasmë, Peristeri u shpreh se aktualisht nuk e sheh veten në një hap të tillë.

“Nuk besoj se do të bëj dasmë ndonjëherë. Por kurrë mos thuaj kurrë. Për momentin, mendoj se nuk do të bëj”, u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button