Life Style

“Më dhemb shpirti…”/Pas ndarjes nga Mateo, Brikena merr një vendim të vështirë!

Një kërkesë e papritur ka ardhur nga Brikena Selmani, e cila përmes një mesazhi drejtuar grupit të fansave në Instagram ka bërë të ditur se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën. Ish-banorja ka kontaktuar vajzat që ia kishin dhuruar qenushen, duke i pyetur nëse do të dëshironin ta merrnin sërish ose nëse njihnin dikë që mund t’i ofronte një shtëpi dhe kujdesin e nevojshëm.
Arsyen e këtij vendimi Brikena e ka lidhur me angazhimet e shumta profesionale dhe udhëtimet e shpeshta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Ajo ka shpjeguar se, pas ndryshimeve në jetën e saj personale dhe duke qenë se nuk e ka familjen pranë, po e ka gjithnjë e më të vështirë të kujdeset për Divën ashtu siç do të dëshironte.

“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, Brikena ka theksuar se nuk dëshiron ta braktisë përgjegjësinë ndaj qenushes. Ajo është shprehur e gatshme të kontribuojë edhe financiarisht për personin që do të marrë përsipër kujdesin e saj. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, ka përfunduar ajo mesazhin.

Diva u bë pjesë e jetës së Brikenës në fund të shtatorit, kur ajo ndau për herë të parë një fotografi të qenushes në krahët e Mateo Borrit, duke zbuluar gjithashtu se emrin ia kishte vendosur ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button