Politike

“Jo Demo, por edhe Dem me qenë…”/ Marjana Koçeku me mesazh të drejtpërdrejtë për ministrin e Brendshëm: Jep dorëheqjen!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i kërkon ministrit të Brendshëm Evin Demo të japë dorëheqjen si ministër i Brendshëm duke e bërë me faj për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Koçeku e quan ministër robot ‘pa kurrfarë empatie dhe humaniteti brenda vetes’ i cili vetëm zbaton urdhrat e Ramës, ndërsa ka dhe një mesazh për paketën e maleve.

“Ministri Ervin Demo ma së pari duhet me dhanë dorëheqje për dhunën e ushtrueme ndaj protestuesve në krye të detyrës si ministër i brendshëm. Nji ministër robot pa kurrfarë empatie dhe humaniteti brenda vetes. Sot paska dalë me u shprehë për Paketën e Maleve në Shkodër. Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button