“Nuk luan robi me fytyrën e vet”, Elvis Pupa shpërthen ndaj Eglës: Aktrimin lëre për në skenë
Pas tensioneve dhe debateve të vazhdueshme në edicionin e tretë të BBVA, ka reaguar dhe ish-konkurrenti i edicionit të dytë aktori i njohur Elvis Pupa.
Pupa ka thyer heshtjen dhe përmes një video të postuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Instagram’, ka theksuar se kjo që po bëjnë banorët nuk është më një lojë. Elvis Pupa dhe Egla Ceno kanë luajtur disa role së bashku.
“Kur janë mbledh ato burrat që kanë krijuar Big Brother bashkë me një tufë psikologësh e kanë quajtur ‘Reality Shoë’ për një arsye që ti në kushte ekstreme izolimi në bashkëjetesë me tipa dhe karaktere të ndryshme duhet të sfidosh veten tënde dhe të japësh më të mirën
Nuk luan robi me fytyrën e vet. Aktrimin lëreni për në skenë, edhe aty ju kemi parë sa aktorë të mëdhenj jeni.
Kujtojmë se Elvisi ka dhe disa skeçe me aktoren që është ende në garë Egla Ceno ndaj të cilës Pupa ka qënë mjaft kritik për lojën e saj. Nuk dihet nëse dyshja kanë patur krisje të partneritetit skenik më parë”, shprehet Pupa në deklaratën e tij./Pamfleti