Kanita flet për here të parë romancën me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Këngëtarja Kanita Suma ka folur për herë të parë më hapur për arsyen pse preferon ta mbajë jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së publikut. E përfolur prej kohësh për një lidhje me Besar Metën, djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, artistja ka treguar se privatësia është një zgjedhje e vetëdijshme për të.
E ftuar në një intervistë për TAR, Kanita u pyet se përse nuk preferon të ndajë me publikun detaje nga marrëdhëniet personale. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë, duke zbuluar edhe një arsye që lidhet me besëtytnitë.
“Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, u shpreh këngëtarja.
Romanca e saj me Besar Metën, djalin e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, është përfolur që prej muajit mars të këtij viti. Ishte pikërisht Monika Kryemadhi ajo që dha sinjalet e para për lidhjen e të birit, duke zbuluar se ai ishte në një marrëdhënie me një artiste nga Shkupi.
Më pas, u bë e ditur se bëhej fjalë për këngëtaren Kanita Suma. Sipas raportimeve të publikuara në media, dyshja janë në një lidhje prej më shumë se një viti dhe kanë arritur të krijojnë një marrëdhënie të mirë edhe me familjet e tyre.
Madje, në raportimet e mëparshme është përmendur edhe mundësia e një fejese, ndërsa çifti thuhet se e ndan jetën mes Tiranës dhe Shkupit.
Megjithatë, Kanita duket se nuk ka ndërmend ta bëjë romancën pjesë të diskutimeve publike. Për të, dashuria është një pjesë e jetës që meriton të ruhet larg syve të të tjerëve./Pamfleti





