Life Style

Nga aventura se*suale në det te emri VIP që ruan në telefon; Hygerta Sako flet ‘pa dorashka’

Hygerta Sako ka bërë disa rrëfime të papritura për jetën personale dhe intime, duke iu përgjigjur pa komplekse pyetjeve pikante gjatë një interviste në “Top Albania Radio”.

E pyetur për personin më të famshëm që ka në kontaktet e telefonit, Sako nuk ka hezituar të përmendë kryeministrin Edi Rama. Ndërsa kur iu kërkua të zgjidhte personazhin e famshëm që i duket më seksi, përgjigjja e saj ishte futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic.

Biseda u bë edhe më interesante kur moderatorja u pyet për jetën sentimentale. Ajo pranoi se është penduar për një puthje, ndërsa tregoi se nuk do ta merrte në makinë ish-partnerin nëse do ta ndeshte rastësisht në rrugë.

Për këtë pyetje, përgjigjja e saj ishte një “jo” e prerë.

Por një nga përgjigjet që tërhoqi më shumë vëmendje lidhej me vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie intime. Hygerta zbuloi se bëhej fjalë për detin, duke mos dhënë më shumë detaje për këtë aventurë.

Ajo u pyet gjithashtu për preferencat intime, nëse parapëlqen dritën ndezur apo fikur dhe çfarë pëlqen të bëjë pas seksit. Për të dyja pyetjet, Sako la të kuptohej se nuk ka një zgjedhje fikse, pasi gjithçka varet nga situata.

Mes rrëfimeve të tjera, moderatorja pranoi se ka qeshur në një varrim dhe se ka përjetuar aventura që nuk ia ka treguar askujt. Megjithatë, mohoi të jetë gjendur ndonjëherë në një situatë ku është detyruar të justifikohet se një person me të cilin ishte parë, ishte thjesht një shok.

Intervista zbuloi edhe anën më spontane të saj. Nëse do të ishte një frut, do të zgjidhte kumbullën, ndërsa ushqimi që nuk e konsumon dot është kukureci. Po ashtu, nëse do të mund të zhdukej për 24 orë, do të zgjidhte Jordaninë si destinacion.

Një tjetër përgjigje interesante lidhej me vajzën e saj. E pyetur se kë do të telefononte nëse do të ishte e dehur, Hygerta u përgjigj se do të merrte pikërisht atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button