Aktualitet

“Do të jem këtu sa herë të më thërrasin”/ Sara Mila del nga SPAK, qytetarja e sulmon: Hajdute

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka reaguar pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Në një prononcim për mediat, Mila deklaroi se do të jetë e gatshme të paraqitet sa herë të thirret nga organet e drejtësisë, duke theksuar se respekton institucionet dhe besimin e qytetarëve të Elbasanit.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, u shpreh deputetja.
Teksa deputetja socialiste fliste para mediave, një qytetare në sfond dëgjohet teksa e akuzon ligjvënësen si hajdute dhe njeri i vendosur në Kuvend nga krimi.

“Pse i jepni rëndësi këtyre hajduteve? Këta që janë vendosur nga krimi? Nuk kanë kapacitet për të qenë në Kuvend. Turp turp. Tradhtare!”, dëgjohet teksa i thotë qytetarja.
Sara Mila, e zgjedhur deputete në qarkun e Elbasanit, dyshohet për përfshirje në një çështje që lidhet me korrupsionin zgjedhor. Hetimet për këtë çështje po zhvillohen nga SPAK, ndërsa paraqitja e saj në këtë institucion vjen në kuadër të verifikimeve që po kryhen nga prokurorët./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button