Vendi

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen drejtuesit e automjeteve

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button