“Qau kur iku”/ Pas 40 vitesh trupa e ‘Pallatit 176’ ribashkohen në ‘Live me Luizin’, Rajmonda Bulku tregon arsyen pse nuk mori pjesë në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel në ‘Live me Luizin’.
Eva Aliko, Ilir Bezhani, Adelina Balashi dhe Rajmonda Bulku, ndanë kujteiet e tyre të 40 viteve më para kur sillnin në skenën e teatrit shqiptar ‘Pallatin 176’.
Kjo e fundit tregoi edhe arsyen se pse ajo nuk ishte pjesë e xhirimeve edhe pse në trupën origjinale luante rolin e ‘Irenës’.
Pjesë nga biseda:
Rajmonda Bulku: Nuk jam larguar absolutisht asnjëherë, sepse më pas kemi bërë 500-600 shfaqje, por gjithmonë trupat e teatrit kanë qenë me dublantë sepse aktorët mbulonin dhe filmat e kinostudios, kështu që për të mos u prishur ditët e shfaqjes në teatër, për të vazhduar, shfaqjet ishin permanente, nuk janë si sot 15 shfaqje dhe zhdukesh, ishim sa të kishte sukses. Kishte çdo ditë të javës shfaqje në teatër, prisje biletë dhe asnjëherë nuk ishte bosh.
Luizi: Pse kur u xhirua si shfaqje ti nuk more pjesë?
Rajmonda Bulku: Kur u xhirua si duket unë nuk kam çfarë të them tano sepse është pak lapsus.
Eva Aliko: Aktorët shkëmbeheshin, në ishin dy grupe, dhe ndodhte që njëri grup xhironte film, Monda ishte grup i parë.
Luizi: Pra ishte rastësi kjo që nuk ishte Mondan në xhirimin e ‘Pallatit 176’?
Rajmonda Bulku: Grupi i parë dhe regjistronte, ky ishte favori që kishte grupi i parë dhe unë tamam në regjistrim, shmangem mbase për ndonjë xhirim filmi, nuk di tani se ka shumë vite. Por ajo që ka rëndësi dhe ajo që unë nuk e peshova shumë ishte që, pyes regjisorët, që mund ta bëj këtë zëvendësim dhe ata u treguan shumë të butë, ndërsa ajo pastaj që i kërkova falje dhe u pendova për atë që bëra, ishte vetëm Iliri, se ishte i vetmi që më tha: “Më fal, kemi luajtur bashkë dhe kemi bërë rolin bashkë dhe komfortimi është bashkë” dhe në fakt ashtu është dhe mësohesh. Ti s’ke të drejtë të më lësh mua tamam kur ne do e xhirojmë dhe që mua regjisorët nuk ma kishin thënë këtë që, që më tha Iliri.
Ilir Bezhani: Janë ligje të tilla që, që ne jemi partnerë bashkë dhe ti nuk mund të largohesh dot pa më pyetur mua. Erdhi tjetra s’ka problem. Por problemi është që Monda humbi një rol, për të cilin është penduar. Qau bilës një moment
Rajmonda Bulku: Sepse atë si fillim nuk duhet ta kishin pranuar regjisorët e dyta, mua më ka humbur një kujtim shumë i mirë jo vetëm me Ilirin, më të gjithë./Top Channel





