Aktualitet

Publikimi i videove intime, Eli Fara: Ne si popull kemi tabu nga sek*i, Adi Hila i bëri videot që të mburrej tek shokët

Pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Eli Fara ka bërë një tjetër reagim publik, këtë herë duke zgjedhur të ndajë me ndjekësit një reagim nga një ndjekës për çështjen në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar në Story fjalët e një ndjekësi, i cili shpreh mbështetje për të dhe dënon publikimin e materialeve private. Në mesazh përmendet edhe Adi Hila, ndërsa hidhen akuza lidhur me mënyrën se si është realizuar dhe më pas është trajtuar videoja.

“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin që Eli Fara ka zgjedhur të shpërndajë.

Në vijim, personi që i ka dërguar mesazhin e mbështet këngëtaren, duke theksuar se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në objekt gjykimi.

“Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Ne si popull e kemi tabu seksin”, thuhet më tej.

Ky është një nga qëndrimet më të drejtpërdrejta të publikuara nga Fara pas shpërndarjes së materialeve intime. Më herët, këngëtarja iu drejtua policisë për rastin, ndërsa në deklarimet e saj të para publike nuk e përmendi drejtpërdrejt Adi Hilën.

Eli Fara bën tjetër reagim, ndan mesazhin mbështetës: Ne si
Eli Fara bën tjetër reagim, ndan mesazhin mbështetës: Ne si

/thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button