“Familja ime!”/ Gjërat po bëhen gjithnjë e më serioze mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani duket se po e shijon një tjetër fazë të lidhjes me Mateo Borrit, teksa afrimi mes tyre tashmë duket se ka kaluar edhe në raportet me familjarët e njëri-tjetrit.
Modelja ka ndarë së fundmi në Instagram një fotografi nga një ditë e kaluar me partnerin dhe familjen e tij. Ajo e ka shoqëruar postimin me fjalët “Perfect day with my family”, duke etiketuar Mateon dhe duke vendosur një zemër të kuqe.
Është pikërisht shprehja “familja ime” ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi tregon nivelin e afrimit që Brikena duket se ka krijuar me njerëzit më të afërt të Mateos.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, lidhja e dyshes ka kaluar disa momente të paqarta. Në qershor, Brikena deklaroi se marrëdhënia kishte përfunduar, por më vonë ata u afruan sërish dhe gjatë verës nisën të ndanin publikisht momente nga lidhja e tyre.
Edhe Mateo është shfaqur pranë familjes së Brikenës. Në fund të gushtit, ai mori pjesë në një ceremoni familjare të modeles, duke dhënë një tjetër sinjal për afrimin mes dy familjeve.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, çifti prezantoi edhe një tjetër “anëtar” të familjes së tyre. Bëhet fjalë për qenushin Diva, ardhjen e të cilit e ndanë publikisht në rrjetet sociale.
Postimi i fundit i Brikenës duket se sjell një tjetër dëshmi të afrimit të çiftit, këtë herë përmes raportit të saj me familjarët e Mateos.

/Pamfleti




