ShowBiz

Dikur “dy policë”, sot përballë për protestën/ Irgen Çela sqaron skeçin e “Portokallisë”, Binaj reagon ashpër

Një skeç i transmetuar në nisjen e sezonit të ri të “Portokallisë” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi një pjesë e publikut e interpretoi atë si një tallje me protestën qytetare që prej muajsh zhvillohet në Tiranë.
Në qendër të debatit ishte një parodi me protestues, pankarta dhe batuta, e cila solli kritika ndaj aktorëve që morën pjesë në të. Përballë reagimeve, aktori Irgen Çela ka dalë me një sqarim publik, duke thënë se mesazhi i skeçit ishte tjetër.
Përmes një videoje të publikuar këtë paradite, Çela tha se humori i pjesës nuk kishte si objekt protestuesit që kërkojnë shërbime më të mira, por personat që, sipas tij, e përdorin një kauzë për të tërhequr vëmendje personale.
“Pjesa e djeshme në ‘Portokalli’ ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e followersave në Instagram, jo për ata që kërkojnë shërbime më të mira!”

Megjithatë, sqarimi i aktorit nuk e ka mbyllur debatin. Në rrjet kanë vijuar kritikat, ndërsa ndër reagimet më të komentuara ishte ai i aktorit Florjan Binaj, ish-partneri i Çelës në skenë te “dy policët” e njohur të humorit.
Binaj, i cili prej kohësh ka qenë një prej zërave publikë në mbështetje të protestës qytetare, shprehu keqardhjen e tij për mënyrën se si u trajtua tema në skeç.
Duke iu drejtuar Çelës, ai shkroi:
“Do duhej të ishte ashtu siç the vllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje.”

Kështu, një pjesë humoristike e programit është kthyer në një debat publik mes dy aktorëve që për vite kanë ndarë të njëjtën skenë, ndërsa mbetet i fortë diskutimi nëse skeçi arriti apo jo të përcillte mesazhin që autorët kishin synuar.

Dikur “dy policë”, sot përballë për

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button