Vlora Hyseni zbuloi su*min terr*rist në vitin 2016? Ish prokurori Beci zbulon detajet e hetimit

Ish-prokurori Eugen Beci ka deklaruar se ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, nuk ka pasur rol në hetimet që lidhen me një sulm të planifikuar ndaj ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2016.
Gjatë emisionit “Now”, Beçi tha se kishte qenë prokuror i çështjes dhe se e njihte në detaje ngjarjen. Sipas tij, Hyseni nuk kishte lidhje me hetimin, ndërsa në këtë çështje kishte pasur bashkëpunim me shërbime partnere.
“Nuk ka lidhje me Vlorën”, deklaroi Beçi. Ai shtoi se nuk mund të jepte më shumë hollësi për shkak të natyrës së klasifikuar të disa prej informacioneve.
“Historia është që prapa atij hetimi, prapa gjithë asaj çështjeje ka… sepse po më mbahet pak goja, sepse janë disa informacione shumë sekrete, por nuk ka lidhje me Vlorën! Nuk ka lidhje me Vlorën! Ka shërbime partnere shumë më të larta se…”, u shpreh ish-prokurori.
Në nëntor të vitit 2016, ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Izraelit u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për arsye sigurie.
Në atë kohë, Policia e Kosovës deklaroi se kishte parandaluar një plan sulmi, i cili përfshinte edhe ndeshjen Shqipëri-Izrael. Në kuadër të hetimeve u kryen arrestime në disa vende të rajonit./Pamfleti




