Personazh

Frederik Ndoci: Ja pse komunizmi nxori artistë dhe prodhoi filma më të mirë

E kush më mirë sesa Frederik Ndoci, aktor dhe këngëtar i mirënjohur që shklqeu në vitet e fundit të komunizmit, mund të bëjë dallimin e madh, pas debatit që ndezi publicisti Ben Blushi

Ndoci në një rrëfim për “Mapo” jep argumentet e tij pse filmat gjatë periudhës së dikaturës ishin më të arrirë.

“Karriera ime personale ka mbi 60 vite. Ajo e ka zanafillën që në moshën 6 vjeç. Në qytetin e lindjes për fat kishim aktivitet kombëtar (Festivalin kombëtar për fatosa e pionierë)

Aty kam filluar karrierën si kangëtar dhe multi-artist” – thekson Frederi Ndoci.

“Për mua në fakt, dhe vetë jeta e gjithsecilit është art në sensin e saj, edhe të përvuejtshëm edhe të lumtur.”

“Nëse do rilindesha edhe një herë nuk do të isha aspak ky që ju vlersoni nga larg e afër, por shumë e më shumë dimencional” – thekson Frederik Ndoci.

Ai e sheh dramatike situatën e krijuar me artin dhe artistin e vërtetë. Ndoci vëren me keqardhje sesi në garë artisti po e humb betejën me pseudoartistin.

“Arti në thelb ka të bukurën, por që shpesh pseudoartistë dhe despotë të paaftë, që kep artistë, janë si marionetat e heshtat që shpojnë muzat dhe engjëjt që i sillen rrotull artistit, dhe artisti derdh lot teksa sheh gjakun e engjëjve që duan ta mbrojnë dhe japin lehtësisht jetët e tyre.

Frederik Ndoci si artist a mundi të fluturonte, apo ia ‘prenë krahët’ vjatë viteve të komunizmit?

Frederik Ndoci artistin e lirë dhe diktaturën rreth tij e gjen te fabula “Beauty and the Beast”. Ku vetem 1/100 është domosdoshmëri. The Beast (diktatura) sepse censuronte artistë mediokër dhe të paaftë, edhe pse rriste mjaft të paaftë që militonin dhe ishin lëpirës të diktaturës.”

Kjo është një arsye që vërwn artistii mirënjohur, pse talenti që është rritur dhe ka shkëlyqer në diktaturë, mbetet i jashtëzakonshëm.

“Të rritesh mes tyre dhe t’i shmangesh në mënyrë sportive plumbat dhe flakën e tyre do të thotë se do mbetesh i pavdekshëm.” Do të mbetet të tillë sepse në liria e tyre artistike triumfoi në diktaturë.

Frederik Ndoci, si multiartist, i njohur gjerësisht si aktor, krijuar dhe debutues në muzikë, bën një dallim të madh. Ai thotë se në komunizëm artisti përzgjidhej prej 20-30 vetësh nga një komision artistik. “Praktika për disa dekada dëshmon se në art ka hyre pisllëku e korupsioni.” Rreth 4-5 milionë euro që është buxheti për realizimin e një filmi, sipas tij, shpërdorohet ose shkon në destinacion të gabuar.

Filmi i parë, kujton Frederik Ndoci, ishte roli i kitaristit te filmi i Viktor Gjikës, “Në çdo stinë”. Talenti zbulohej shpejt dhe kultuvohej, çka kjo ndoshta ka humbur vitet e fundit duke i dhënë zë mediokritetit, në vend të talentit.

“Kuptohet isha student për aktor dhe atë vit pas deklaratës së majit me grupin, “na bashkoi kënga popullore” dhe provimeve fitova edhe kinoprovën.

E kisha fituar një kinoprovë një dekadë më parë për rolin kryesor të filmit “Nga mesi i errësirës” por që nga biografia e errët familjare m’u hoq si rol. Më kushtoi shumë në botëkuptimin personal se kush isha dhe sa pak liri e mundësi për art kisha në sfond” thotë Ndoci ndërsa lidh karrierën e atyre viteve me vitet e fundit.

Frederik Ndoci, mes dy periudhave para dhe pas ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, kaloi edhe një përvojë artistike në SHBA.

“Kënaqësinë e një ëndrre pothuajse të venitur ma dha “Hollywood”-i në SHBA para disa vitesh.

Sinqerisht më është dukur sikur më është kthyer ëndrra e asaj lumturie të venitur e aktrimit. Më pas edhe në Tiranë u bë i mundur një rol në një film grotesk kinokomedi, “3 herë X”!

“Mbetet më e lehtë për ne dhe më e vështirë për publikun, për të kuptuar rëndësinë e profesionalizmit dhe kujdesit që duhet treguar kur shkruan muzikën dhe tekstin e një kënge.

“Artisti që debuton për të marrë një trofe shpejt bie në grackën e korrupsionit”.

Debati i ndezur nëse para ‘90 filma ishin më cilësorë,ka përfshirë gjerësisht aktorët gjatë këtyre ditëve. Por Frederik Ndoci anon tek argumenti i Ben Blushit, i cili thotë se filmat e periudhës së komunizmit, ironikisht në mungesë lirie ishin shumë herë mw cilësore se filmat e zhvilluar gjatë 30 viteve të demokracisë.

“Absolutisht, mendoj se filmat e para 1990-ës janë shumë herë më në nivel se filmat e realizuar në këto tri dekada. Pavarësisht lirisë së sotme dhe diktaturës së djeshme.

Edhe sot ka filma vërtet që mund të krahasohen me ndonjë film të atëhershëm si nivel e realizim por edhe këta filma cilësorë pas 1990 numërohen me gishtat e dorës.”/thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button