ShowBiz

“Më kanë abuzuar që 5 vjeç”/ Rrëfimi tronditës i Qetsor Ferrunajt: Më kërcënuan se do më vr*snin motrën

Fituesi i parë i “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj, ka ndarë një prej rrëfimeve më të dhimbshme për të kaluarën e tij, duke treguar se është përballur me abuzim që në moshën 5-vjeçare.

Gjatë rrëfimit të tij, Qetsori tha se për shumë vite e kishte mbajtur të fshehtë atë që kishte përjetuar. Sipas tij, frika ishte shtuar edhe më shumë pasi personat që e kishin abuzuar e kishin kërcënuar me jetën e motrës nëse ai do të fliste.

Më kanë abuzuar që kur isha 5 vjeç”,rrëfeu Ferrunaj, duke treguar se i është dashur një periudhë e gjatë për ta përballuar traumën dhe për të gjetur forcën që të fliste publikisht për të.

Ai foli edhe për pasojat që, sipas tij, kjo përvojë ka lënë në jetën e tij ndër vite. Qetsori theksoi se abuzimi mund të lërë pasoja të thella te një person, jo vetëm në aspektin emocional, por edhe në mënyrën se si trupi reagon ndaj traumës.

“Abuzimi lë shenja në organizëm, të heq edhe dëshirën për të shkuar në tualet”, u shpreh ai gjatë rrëfimit.

Për Qetsorin, të folurit publikisht për këtë përvojë ka ardhur pas një beteje të gjatë me veten dhe me pasojat e asaj që kishte përjetuar në fëmijëri.

Sipas tij, personat që abuzuan ishin me pushtet për kohën./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button