ShowBiz

Postimi enigmatik i Ledion Liços: Ne harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë

Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi bardhezi, të shoqëruara me një citim të shkrimtares së njohur amerikane Joan Didion.

Moderatori dhe producenti ka zgjedhur një reflektim mbi kujtesën, dashurinë, tradhtinë dhe mënyrën se si koha ndryshon kujtimet tona.

“Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë. Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, thuhet në citimin e Joan Didion, të cilin Liço e ka zgjedhur për të shoqëruar fotografitë.

Pa dhënë asnjë shpjegim tjetër, Ledioni e ka lënë mesazhin të flasë përmes fotografive dhe fjalëve të autores.

Postimi është më reflektues se publikimet që ai ndan zakonisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur kureshtje për kuptimin që mund të ketë pas tij. Megjithatë, Liço nuk ka bërë të ditur nëse citimi lidhet me ndonjë përjetim, marrëdhënie apo ngjarje konkrete në jetën e tij.

/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button