Aktualitet

Provokon Balla: Kur turmat çohen në protestë për bukë, gjëja e parë që bëjnë është t’i vënë flakën furrës së bukës

Gjatë një takimi me gratë e Golemit, në kuadër të Tetorit Rozë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi edhe protestën e dhunshme në Tiranë, duke dënuar aktet e brutalitetit dhe përfshirjen e nxënësve në veprime të dhunshme.

Balla solli në vëmendje një reflektim nga koha kur ishte student, rreth 25 vite më parë, duke iu referuar filozofit spanjoll Ortega y Gasset dhe një prej veprave të tij.

Kur turmat çohen në protestë për bukë, gjëja e parë që bëjnë është t’i vënë flakën furrës së bukës”, kujtoi Balla, duke e lidhur këtë ide me atë që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Tiranë.

Ai u shpreh gjithashtu i keqardhur për rastet kur nxënës kanë qëlluar me gurë ndaj shkollave dhe kanë ushtruar dhunë ndaj mësuesve të tyre.

“Dhe këto ditë më ka ardhur shumë keq që të shoh edhe nxënës të cilët kanë qëlluar me gurë shkollën, kanë qëlluar ndaj mësuesve të vet. Sepse nganjëherë gjithë ky brutalizmi që vjen nga rrjetet sociale harron që nëna, mësuesja, nuk preken. Shkolla nuk preket. Janë të paprekshme”, deklaroi Balla.

Përmes këtij mesazhi, Balla theksoi rëndësinë e respektimit të shkollës dhe figurës së mësuesit, duke nënvizuar se dhuna nuk mund të justifikohet nga asnjë formë e protestës apo ndikimi që vjen nga rrjetet sociale./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button