Rajoni

Kërcet pushka në Tivar, vritet shqiptari, anëtar i një grupi kriminal, me viktimën ishte edhe një grua 

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për “Vijesti” jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë.

Ata nuk e bënë të ditur identitetin e të vrarit. Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.

Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Mediat lokale raportuan se autori u arratis me një motoçikletë. Shërbimet e urgjencës dhe policia ndodhen në vendngjarje. Hetimi është në vazhdim/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button