Lajme

Alarmi nga interneti/ Shqipëria si Franca për ngacmimet dhe sulmet kibernetike. Në 5 qytete, rritje me 160 % të denoncimeve për fëmijët

Në 5 qytetet më të mëdha në vend ka një rritje alarmante të ngacmimeve dhe dhunës në internet. Sipas një raporti të fundit Gjirokastra konsiderohet si më i sigurti. Miratimi i ligjeve konkrete dhe veprimeve për të ndaluar abuzuesit konsiderohen si masat emergjente

Në vetëm 7 vite rastet e bullizmit të fëmijëve përmes internetit janë rritur me 160 për qind. Kryeqyteti dhe qendrat e mëdha të banimit janë më të rrezikuara nga fenomeni.

Shqipëria renditet në shtetet ke më shumë raste të ngacmimeve përmes rrjeteve sociale.

Për të realizuar mbrojtjen kibernetike organizatat kërkojnë masa konkrete.

Sot në Shqipëri interneti nuk është i sigurtë për fëmijët.

Padiskutim autoritetet kanë probleme serioze të mbrojtjes së fëmijëve sidomos në hapësirën kibernetike.

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier mbeten më kryesoret.

Përtej kësaj shikojmë që nga dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual online që ka qenë të paktën deri vitin e kaluar ngjarja kryesore, sot në 2023 është bullizmi që ka kaluar në ngjarjen kryesore dhe me shifra që janë shqetësuese.

Shqipëria dhe Franca listojnë këtë vit, bullizmin si ngjarjen kryesore. Kemi nevojë për një arkitekturë të re ligjore”./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button