Politike

“Aman, mos…”/ Qafoku zbulon prapaskenat pas konferencës së Spiropalit: Deputetët socialistë e telefonuan, i kërkuan të mos u publikonte emrat!

Pas konferencës së sotme për shtyp të Elisa Spiropalit, e cila u përjashtua një ditë më parë nga grupi socialist, gazetari Roland Qafoku deklaroi në një studio televizive, se disa deputetë socialistë e kanë telefonuar atë, duke i kërkuar të mos publikonte emrat e tyre.

Sipas Qafokut, kjo tregon mungesën e demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste dhe frikën e deputetëve për të shprehur hapur qëndrimet e tyre.

“Lajmi sot është se, pas konferencës së zonjës Spiropali, e kanë marrë disa deputetë. E kanë telefonuar zonjën Spiropali dhe i kanë thënë: ‘Aman, mos ma nxirr emrin’. Kjo është më e rënda akoma”, u shpreh Qafoku

Sipas tij, problemi qëndron te mungesa e demokracisë brenda partive politike, pasi edhe PD i ka përjashtuar zërat kundër.

Ne nuk kemi demokraci brenda partive që janë bashkim vullnetar dhe tani kërkojmë gjëra të jashtëzakonshme në qeveri. Jo, një qeverisje e mirë lind nga një parti që ka disa rregulla. Si do vijë Partia Demokratike në pushtet me këtë demokraci kur i ka përjashtuar ata që kanë folur kundër dhe si sot qeveris Partia Socialiste me një zë si Elisa Spiropali”./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button