ShowBiz

Nuk pranoi kurrë të viktimizohet, Eli Fara i rikthehet skenës në krah të Luizit pas video-skandalit

Pas ditëve të trazuara që pasuan publikimin e materialeve private në rrjetet sociale, këngëtarja Eli Fara po vijon angazhimet e saj artistike. Ajo do të ngjitet në skenë së bashku me Luiz Ejllin dhe këngëtarin Altin Shira, në një mbrëmje muzikore të njoftuar për 16 tetor në Tiranë në një nga klubet e Tiranës.
Aktiviteti është bërë i ditur përmes posterit të eventit “Nata e Legjendave”, të cilin artistja e ka ndarë në rrjetet sociale. Ky angazhim vjen në një periudhë kur emri i saj ka qenë në qendër të vëmendjes pas publikimit të videove intime ku shfaqej me kompozitorin Adi Hila.
Pak ditë më parë, Eli Fara reagoi publikisht për herë të parë, duke dënuar cenimin e privatësisë dhe shpërndarjen e pamjeve pa pëlqimin e saj. Në deklaratën e bërë publike, këngëtarja theksoi se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar nga veprimet e të tjerëve.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, u shpreh ajo.

Artistja bëri të ditur gjithashtu se çështjen do t’ia linte drejtësisë, ndërsa u kërkoi njerëzve të mos shpërndanin më tej materialet dhe të tregonin respekt për privatësinë e saj dhe të familjes.
Pavarësisht vëmendjes mediatike të ditëve të fundit, Eli Fara duket se po zgjedh të vazhdojë aktivitetin e saj muzikor dhe të rikthehet para publikut përmes angazhimeve artistike./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button