Politike

Reforma Territoriale, Koçeku: Nuk bëj pazar me votën, po i bëhet padrejtësi pushtetit lokal

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar kundërshtimin e saj ndaj draftit të reformës së re territoriale, që pritet të miratohet në Kuvend. Koçeku tha se debati për reformën nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive apo njësive administrative, por te problematikat që ka evidentuar reforma territoriale e vitit 2014.
Koçeku argumentoi se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të thellojnë distancën mes qytetarëve dhe pushtetit vendor.
“Unë jam kundër draftit të reformës territoriale që vjen nesër në Kuvend. Debati i reformës territoriale nuk duhet të fokusohet tek numrat, sepse kjo vjen si pasojë e një diagnozë të reformës së 2014. Ajo çka ndodhi në 2014, me të mirat, por pati edhe mangësitë e veta ku pati një boshatisje të zonave rurale.

Unë mendoj që i bëhet një padrejtësi pushtetit lokal dhe e thellon më shumë hapësirën mes qytetarit dhe përfaqësuesit të tij. Nëse shkrijmë këto bashki, një banor ku duhet të shkojë për të kërkuar zgjidhjen e hallit. Nuk mjafton një zyrë, duhet një strukturë e mirëfilltë në terren”, tha deputetja e pavarur.
E pyetur në lidhje me rrezikun e mosmiratimit të kësaj reforme, për shkak të kundërshtisë së dy deputetëve socialiste, Koçeku tha se uron që të mos e votojnë, duke i bërë thirrje kështu edhe deputetëve të PS që të mos e miratojnë.
“Ne kemi parë dy muajt e fundit disa reagime dhe protesta të këtyre bashkive që priten të shkrihen. Këto protesta flasin më shumë sesa flitet ne parlament, nesër pres që të zhvillohet me të drejtë një protestë tjetër para Kuvendit, sepse banorët e dinë shumë mirë me çfarë përballen. Uroj që të mos miratohet dhe u bëj thirrje kolegëve socialistë që të votojnë me ndërgjegje përtej bindjes politike që ata kanë”, tha Koçeku, e cila deklaroi se për vendimin e saj nuk ka negociata dhe se nuk ka pasur tentativa për nga socialistët që ajo të votojë pro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button