Blerina Matraku reagon pas publikimit të videove intime: Kërkoj falje, ju lutem mos i shpërndani më

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së videove intime, për të cilat është raportuar se lidhen me të dhe kompozitorin Adrian Hila. Në një deklaratë të gjatë, Matraku ka kërkuar falje, ndërsa njëkohësisht ka bërë thirrje që materialet private të mos shpërndahen më.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi”, shkruan këngëtarja në reagimin e saj.
Matraku u kërkon njerëzve të shohin përtej pamjeve të publikuara dhe thekson se po përballet me një situatë të rëndë personale. Ajo deklaron se nuk synon të justifikojë veprimet e saj, por të marrë përgjegjësinë që i takon.
“Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time”, shprehet ajo, ndërsa pretendon se materialet intime janë bërë publike pas cenimit të besimit të saj në momente që i përshkruan si ndër më të cenueshmet e jetës.
Reagimi i plotë
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…
Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, fje që do paguhet me drejtësi hyjnore.
Pamvarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur ti paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik,pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”
Mos shpërndani më…
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht.
Dhimbja kërkon rrespekt.
Mjaft ju lutem.
Jam njeri, që më është cenuar privatësia…
Përulësisht
Blerina Matraku




